Lajme

Atentati në mes te qytetit, publikohet VIDEOJA/ Ja momenti kur ekzekutohet “Tani i Ruzhdiut”

Eshte publikuar video e atentatit ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Entjola Budo tregojnë momentet e vrasjes dhe sjellin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Fillimisht viktima shihet duke dalë nga lokali dhe një person i veshur me të zeza dhe skafandër tenton ta godasë, por bllokohet arma sipas videos. 44-vjeçari fillon të vrapojë në mënyrë që t’u shpëtojë autorëve, por pa sukses pasi qëllohet për vdekje me armë pranë kryqëzimit.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motomjet.

Nga Saranda, dyshohet se dy autorët janë drejtuar në aksin drejt Konispolit. Hetuesit nuk përjashtojnë as pistën që ata të kenë kaluar ilegalisht kufirin dhe të jenë larguar drejt Greqisë.

Artan Myrtaj u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë. Në atentat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçarHetimi është përqendruar te konfliktet e mëparshme të Myrtajt

Për zbardhjen e atentatit, grupi hetimor ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona dhe ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të autorëve. Deri më tani, autorët nuk janë arrestuar./Top Channel

Të Ngjashme