Lajme

ATENTATI në Shkodër: 4 ditë betejë për jetën, vdes në spital kalimtari Bashkim Basha! (Shkon në 4 numri i viktimave, mes tyre edhe gruaja e 67-vjeçarit)

Katër ditë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, ka humbur jetën edhe kalimtari Bashkim Basha.

67-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që më 30 tetor humbi jetën edhe bashkëshortja e tij Flutura Basha.

Dy viktimat e pafajshme të këtij atentati kriminal, po udhëtonin me motot në momentin kur u qëllua me breshëri kallashi në drejtim të makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Më pas mjeti i tyre u përplas me motorin e çiftit Basha.

Me vdekjen e 67-vjeçarit ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati në Dobraç të Shkodrës më 30 tetor.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.