Lajme

Atentati në Shkodër/ Gazetari zbardh detajet e bujshme: Bushati u kërcënua në pedonale, ja pse ngecën hetimet policore

Gazetari Igli Çelmeta nëzbardhi detaje të reja nga atentati me tre viktima në Shkodër, ndodhur pasditen e 30 tetorit.

Çelmeta tha se Arlind Bushati u kërcënua në datnë 10 tetor në pedonalen e Shkodrës, por hetimi i policisë ngeci.

“Ka patur një denoncim në polici që në pedole, pranë bizneseve të tij është kërcënuar me armë zjarri. Autorët nuk kanë qëlluar me armë zjarri dhe hetimi i policisë ka ngecur në ato momente dhe nuk ka vijuar më tej për të marrë në pyetje Arlind Bushatin apo persona të tjerë. Aty kishte pafund qytetarë në tavolinat e lokalit të pedonales së Shkodrës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë apo inskenim.

“Personi i tretë që mendohet se ka qenë në automjet, është Ibrahim Lici. Makina ka qenë Benz me targa kroate. Kanë qenë Hamza Lici, Arlind Bushati. Ka aludime për personin në pamje që lëviz jashtë makinës ku është i shtrirë Hamza Lici, policia e shtetit ende nuk e ka të konfirmuar me prova shkencore nëse ka qenë në automjet apo jo. E konfirmuar është se kanë qenë tre persona në makinë. Ai shihet i gjakosur në duar dhe pjesën e fytyrës nëse është plagosur me armë zjarri apo ka nxjerrë trupat nga makinat. Nuk dihet nëse Arlind Bushati ka qenë pasagjer në vendin e parë apo pas. Sipas policisë, Hamza Lici ka qenë shofer i automjetit.

Viktimat po ktheheshin nga Mali i Zi, kanë mbërritur përmes pikës kufitare të Muriqanit, kanë hyrë në Shkodër dhe është aksi Shkodër-Koplik, nuk janë në zemër të Dobraçit. Ndodhen në pjesën fundore të kësaj lagjeje. Sepse gazetarët dhe opinioni publik thotë çfarë donin Licët në Dobraç”, tregoi gazetari.