Bota

Athina dhe Selaniku ndryshojnë kryebashkiakët në balotazhin e zgjedhjeve vendore

Athina dhe Selaniku votuan për ndryshimin e kryebashkiakëve gjatë balotazhit të zgjedhjeve vendore të së dielës në Greqi, me kandidatët e mbështetur nga konservatorët në pushtet që humbën ndaj kandidatëve të mbështetur nga partitë opozitare. Në Athinë, kryebashkiaku aktual Kostas Bakojanis (44%) humbi ndaj Haris Doukas (56%), me 99% të votave të numëruara.

Në Selanik, Stelios Angeloudis kryesoi me 67.34% ndaj kryebashkiakut aktual Konstantinos Zervas (32.96%), dhe 98% e votave të numëruara.

Kryebashkiaku në largim i Athinës Kostas Bakojanis uroi kryebashkiakun e ri të kryeqytetit të Greqisë pas numërimit të shumicës së votave.



/tiranapost