Lajme

Atn entati me 25 p lumba në Dukagjin/ Aleksandër Koçeku ekz*kutohet në pritë, hetimet çojnë te pista e gj*kmarrjes. Ja DETAJET

Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku 40-vjeçari Aleksandër Koçeku u ekzekutua me breshëri automatiku ndërsa udhëtonte në aksin Kir–Prekal. Hetimet janë përqendruar te pista e hakmarrjes, e lidhur me një vrasje të ndodhur 9 vite më parë.

Në vendin e ngjarjes, në afërsi të fshatit Lin, janë gjetur 25 gëzhoja automatiku, të cilat sipas hetuesve dyshohet se janë qëlluar nga e njëjta armë.Viktima u gjet brenda automjetit nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Nga këqyrja paraprake rezulton se autorët i kanë ngritur pritë Koçekut në një segment rrugor malor, me pak lëvizje dhe pa kamera sigurie. Ai dyshohet se është qëlluar disa herë me breshëri, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve.

See also  Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKOBurimet hetimore bëjnë të ditur se një nga pistat kryesore lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017. Për këtë ngjarje, vëllai i Aleksandër Koçekut, Artan Koçeku, po vuan dënimin pasi e qëlloi Shkambin me armë zjarri.Sipas dosjes së asaj kohe, konflikti lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me një çështje personale mes palëve. Familjarët e viktimës së sotme dyshojnë se atentati mund të jetë një hakmarrje për atë ngjarje.

See also  Edi Rama është prapanic-lëpirës që përfaqëson veten jo Shqipërinë, komentatori palestinez tallet me kryeministrinAleksandër Koçeku, sipas të dhënave hetimore, ishte gjithashtu person nën hetim në dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka në vitin 2025.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë punën për identifikimin e autorëve, zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit dhe sigurimin e provave që mund të çojnë në arrestimin e personave përgjegjës.

Të Ngjashme