ShowBizzz

Aurela do largohet nga Shqipëria: Nuk dua të dukem egoiste por…

Aurela Gace nuk ka ndaluar së publikuar videoklipet nga dy albumet e saj të fundit, punë intesive për të cilën foli edhe me Ermal Peçi në programin ‘Më prit në fundjavë’. Pasi ka lancuar klipin ‘Lake pupulake’ Aurela tregoi se ka mbyllur edhe xhirimet e këngës me Aleksandër Gjokën, xhirime që bëhen publike nga vjeshta.

Por si e shikon Aurela tregun dhe betejën e sotme për hite vere apo rekorde klikimesh?

‘Ndjej që është një garë e pandershme, ndonjëherë them ta lë? Por pastaj kur dal në publik kuptoj se janë ushqimi im shpirtëror. Beteja e klikimeve ka qenë gjithmonë, kam qëndruar stoike tek vetja ime, tek të dhënat reale’

Ermali e pyet për vajzat dhe të ardhmen e tyre që mund të projektohet edhe jashtë vendit. Mund të largohet ajo nga Shqipëria?

‘Është një dilemë familjare. Unë e kam shumë të vështirë ta mendoj veten larg skenës. Nuk dua të dukem egoiste por do ndihesha sikur do mohoja veten time’