Lajme

Austria bën thirrjen, Kosova të pranohet në BE në vitin 2029

Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë, njëherit edhe kryetar i shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Andreas Minnich ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të pranohet në Bashkimin Evropian në vitin 2029.

‘Austria dhe Komiteti i Avokimit Publik ndërpartiak i Nivelit të Lartë Evropian për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në BE nën patronazhin e KFAT’ ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Minnich është zgjedhur kryetar i kësaj shoqate në mars të vitit të kaluar.

Image

Minnich është i njohur për angazhimin e tij të fuqishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekspertiza e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare pritet të jetë me vlerë të madhe për shoqatën./BS