Lajme

Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë – Pejë

Një autobus është rrokullisur në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht të Parku i Biznesit.

Kjo ka bërë që të krijohen kolona në këtë pjesë të rrugës.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për këtë aksident.

Reshjet e borës që kanë rënë në mëngjes kanë bërë që të shkatohen disa aksidente.

Ndërsa, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se gjitha rrugët që janë nën menaxhimin e saj janë të kalueshme./teve1.info/