Lajme

Autobusi me fëmijë përplaset me ambulancë, ka viktima, mes tyre edhe një shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me fëmijë është përplasur me një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në Urbino ku si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Siaps asaj që mediat italiane bëjnë me dije aksidenti ka nddohur rreth orës 16:00 në rrugën 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino. Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin pas shpërthimit të ambulancës. Personat që humbën jetën ishin ekipi i urgjencës si dhe pacienti që ndodhej në ambulancën që ishte nisur nga Fossombrone për në Urbino.

Mësohet se fëmijët në bordin e autobusit, të gjithë nën moshën dhjetë vjeç, ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion në Urbino për të vizituar skenat e lindjes së Krishtit. Sipas medieve italiane, fatmirësisht të jgithë të miturit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo