Lajme

AUV heq nga tregu disa formula ushqimore për foshnje me origjinë nga Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu disa formula për foshnje, foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, të cilat janë me origjinë nga Polonia.

AUV bën të ditur edhe se, në bashkëpunim me kompaninë importuese, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu, përcjell Express.

‘’Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe janë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vendin tonë’’, thuhet mes tjerash nga AUV./teve1.info/

Të Ngjashme