Lajme

AUV tërheq nga tregu disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se do të tërhiqen nga tregu disa produktet ushqimor për foshnje APTAMIL.

Sipas AUV, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF),  janë pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës APTAMIL, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.

“Njoftimet zyrtare nga RASFF janë: njoftimin me nr. 2026.0663, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulën për foshnje të prodhuar në Gjermani, njoftimin nr. 2026.1018, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në produktet e prodhuara në Holandë si dhe njoftimi nr 2026.1017, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulat për foshnje dhe në formulat për qëllime mjekësore të prodhuara në Irlandë. Për shkak të nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, është duke ndërmarrë masat e menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu”, thuhet në komunikatë.

AUV u  ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e këtyre produkteve, ndërsa konsumatorët që posedojnë produkte të tilla të mos i përdorin ato dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovë

Të Ngjashme