Lajme

Avionit të “Ryanair” i shpërthen goma gjatë uljes, mbyllet përkohësisht pista e aeroportit

Nje incident ka ndodhur ne Itali diten e sotme, me nje prej avioneve te Ryanair, linje ajore qe operon edhe ne Shqiperi.

Në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio : pak para orës 8 të mëngjesit të së martës 1 tetor 2024, avioni i kompanisë Ryanair që vinte nga Barcelona po zbriste në pistë pati shpërthim ne një gomë.

Sipas informacioneve fillestare, pasagjerët në bordin e avionit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa pista do te inspektohet per kushtet e operimit pas heqjes se avionit nga vendi ku ka mbetur.Incidenti sipas mediave nuk ka të lënduar por për aresye sigurie ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e zjarrfikësve me bazë në aeroport.

Pesë automjete nga aeroporti dhe dy nga termocentrali i Bergamos ndërhynë menjëherë, sipas protokollit të sigurisë: ndersa fluturimet e nisjes dhe mbërritjes u pezulluan nga ora 8 e mëngjesit , për të lejuar lëvizjen e avionit dhe “shënjimin” e 450 metrave të pistës nga fërkimi me pjesën e poshtme të dëmtuar.