Lajme

Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë për “Pressing One”, ka folur për vdekjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Ai tha se ishte shumë i afërt me dy djemtë, tashmë të ndjerë, dhe të dy e kishin jetën përpara.

“Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe…”, tha Dehari.

“Arbnori ra prej katit të pestë të banesës…Fatkeqësia më e madhe është që prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet të bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura…Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh, pastaj edhe sikur të mos jetë ashtu, edhe është ashtu, por ki drejt të mendosh…”, vijoi Dehari.

“Nuk është mbyllë si duhet”, tha ai, kur u pyet për epilogun e Arbnorit nga ana e drejtësisë.

“Për neve ka qenë shok, tepër e rëndë”, shtoi ai.

“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent e kishin jetën përpara…”, shtoi Dehari.

Ai tha se ka qenë shumë i afërt me të dy, “kemi biseduar shumë shlirë”.

Të Ngjashme