Lajme

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si interes nacional.

Ai këto komente i bëri sot gjatë takimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ku është diskutuar edhe mbi rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Qelaj tha se rasti i Arlinda Zekajt ka treguar se mund të ketë pasur dështime të shtetit në parandalimin e rasteve të tilla, raporton KosovaPress.

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj u dënua ashpër nga qytetarët dhe institucionet. Tash e sa ditë po mbahen protesta në qytete të ndryshme të vendit tonë. Në lidhje me rastin, sot ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ndërsa dje janë suspenduar kryeprokurorja në Pejë Lumturie Vuçetaj, prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe 11 zyrtarë policorë.

Të Ngjashme