Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit nisi deklaratën përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton nga Haga Agjencia e lajmeve, Kosovapress.
Avokati Geoffrey Roberts tha se Rexhep Selimi është i pafajshëm për secilën pikë të aktakuzës.
Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar tërësisht, siç u shpreh ai, në individualizimin e veprave të Selimit.
Avokati i Selimit tha se nuk ka asnjë dëshmi se klienti i tij ka shkruar komunikata dhe nuk ka as bazë për t’ia atribuar këto përgjegjësi të akuzuarve.
Më tej, ai tha se Prokuroria mbështetet në vlerësime jorelevante.
Teksa foli për pretendimet për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, avokati i Selimit pyeti: “A ka qenë zotëri Adem Jashari pjesë e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale?”.
