Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Selimi si inspektor i përgjithshëm nuk ftohej në takimet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se ai nuk ka qenë mbi drejtoritë.
Ai gjatë parashtrimeve përmbyllëse foli edhe për fjalimin në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.
Mbrojtja e Selimit tha se ka qenë fjalim klasik propagande në rrethanat e kohës dhe se i njëjti reflekton shënimet e Selimit për rezistencë kundër armikut.
Këtë ai përmendi për të treguar pretendimet e ZPS-së lidhur me këtë fjalim të mbajtur në varrimin e mësuesit Halit Geci.
Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit do të vijojë edhe ditën e nesërme me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.
