ShowBizzz

Azem Gagica po përballet me një shqetësim serioz, paralajmëron padi

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Azem Gagica, ka reaguar ashpër së fundmi përmes rrjeteve sociale lidhur me një shqetësim serioz. Ai ka bërë të ditur se persona të panjohur po përdorin identitetin e tij për të hapur llogari false në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në InstaStory, Azemi shpjegoi se problemi që e ka shqetësuar më së shumti qëndron në aplikacionin Snapchat. Sipas tij, në këtë platformë po krijohen adresa fiktive që po abuzojnë dhe po shpifin në emër të tij.

“Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë, jo për qejfin tim, por kështu funksionon kur je person publik. Nuk kam reaguar asnjëherë kundrejt disa budallaqeve”, ka shkruar ai në fillim të reagimit. Megjithatë, situata e fundit e ka detyruar të bëjë një thirrje publike për ndjekësit e tij, duke i lutur që të mos i besojnë askujt që shkruan apo komunikon në emër të tij nga llogari të tilla.

Në fund të mesazhit, Azemi theksoi se imazhin dhe personalitetin e tij nuk i ka ndërtuar në bazë të skandaleve. Për të gjithë ata që po keqpërdorin identitetin e tij, ai ka pasur një paralajmërim të prerë, duke u shprehur hapur se do të përballen me drejtësinë dhe se i pret rruga ligjore.

Të Ngjashme