Lajme

Baba Mondi përgatitet për të krijuar shtetin Bektashi, zbulohet pasaporta dhe monedha që do të përdoret

Baba Mondi përgatitet për të krijuar shtetin Bektashi, zbulohet pasaporta dhe monedha që do të përdoret
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, teksa drejtuesit e komunitetit po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin ndërkombëtar. Sipas një artikulli të publikuar më 18 gusht 2026 nga “Intelligence Online”, projekti i shpallur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2024 parashikon krijimin e një enklave sovrane prej rreth 11 hektarësh në Tiranë, e cila synon të jetë shteti më i vogël në botë dhe është krahasuar me një “Vatikan mysliman”. Sipas medias franceze, zyrtarizimi nga autoritetet shqiptare pritet në muajt e ardhshëm.

NEWS  Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa lejeNë kuadër të projektit po shqyrtohet edhe krijimi i simboleve të një shteti të pavarur, përfshirë një monedhë të re të quajtur “bek”, e cila sipas artikullit mund të indeksohet me çmimin e arit, si dhe lëshimi i pasaportave. Ndërkohë, lideri shpirtëror i Urdhrit Bektashi, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore në Tiranë. Urdhri ka nisur gjithashtu krijimin e një rrjeti përfaqësuesish jashtë Shqipërisë, me Kreshnik Grezdën si ambasador të përgjithshëm, ndërsa për SHBA-në është përmendur Christopher Hyland dhe për Francën e Belgjikën Hazis Vardar.
Në kuadër të projektit po shqyrtohet edhe krijimi i simboleve të një shteti të pavarur, përfshirë një monedhë të re të quajtur “bek”, e cila sipas artikullit mund të indeksohet me çmimin e arit, si dhe lëshimi i pasaportave. Ndërkohë, lideri shpirtëror i Urdhrit Bektashi, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore në Tiranë. Urdhri ka nisur gjithashtu krijimin e një rrjeti përfaqësuesish jashtë Shqipërisë, me Kreshnik Grezdën si ambasador të përgjithshëm, ndërsa për SHBA-në është përmendur Christopher Hyland dhe për Francën e Belgjikën Hazis Vardar.

NEWS  Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

Të Ngjashme