ShowBizzz

Babai dhe menaxheri i ri i Gjestit shihen para gjykatës

Gjatë ditës së premte, është duke u zhvilluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Seanca dëgjimore po mbahet me dyer të mbyllura.

Nga pamjet që janë publikuar, në Pallatin e Drejtësisë ka mbërritur edhe babai i Gjestit, Jetoni i cili nuk është lejuar brenda sallës, si dhe menaxheri i tij, Bonart Ajvazi.

Ai u arrestua me 11 mars, e kur Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë” .

Të Ngjashme