ShowBizzz

Babai i Lady Gaga-s është i tërbuar me emigrantët në Nju Jork, nis të mbledhë banorët kundër tyre

Babai i Lady Gaga është kthyer kundër qindra emigrantëve që kanë “mbushur” lagjen e tij aristokratike në Nju Jork.

Konkretisht dhe sipas New York Post, 66-vjeçari Joe Germanotta raporton se një hotel i vendosur pak nga shtëpia e tij është kthyer në një strehë për më shumë se 500 emigrantë javët e fundit, me pasoja jashtëzakonisht të pakëndshme për banorët e përhershëm.

Ai pretendon se për shkak të emigrantëve në rrugët e zonës “lulëzon” prostitucioni dhe ilegaliteti.

“Prostitutat hyjnë dhe dalin vazhdimisht nga hoteli, dhe natën zhurma është e tmerrshme, me muzikë që luhet deri në mëngjes dhe banorët kanë zënka me motorë në rrugët përreth”, tha 66-vjeçari për New York Post.

“Ndërsa ata janë mysafirë në lagjen tonë, ata në thelb e kanë marrë përsipër,” shtoi ai, duke vënë në dukje se rrugët janë të mbushura me mbetje nga përdorimi i supozuar i drogës nga emigrantët dhe mbeturina./abcnews.al