ShowBizzz

“Babai i saj është në burg”/ Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit: Im atë gëzon liri të plotë

Në dhomën e rrëfimit, Rogerti dha një deklaratë të bujshme, duke thënë se babai i Selin ndodhet në burg.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg”, tha Rogerti në dhomën e rrëfimit.

Pasi Selin dëgjoi klipin, në shtëpi lindi dhe një debat mes të dy banorëve, që u përcoll kështu.

Selin: Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave, jeton në një vend tjetër të botës, sepse punon jashtë. Babai im gëzon një liri të plotë. Nuk do e kisha fare për turp që ta thoja që babai im është në burg. Është një figurë e mrekullueshme atërore.

Rogerti: Në çfarë shteti jeton?

Selin: Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë?

Rogerti: Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg.

Selin: Familjen time e dua shumë. Padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. Nuk do e kisha fare për turp për ta thënë.

Të Ngjashme