ShowBizzz

Babai i Selin flet për raportin e së bijës me Gimbon: I kërkoj familjes së tij…

Ditën e sotme, babai i Selin, Toni Bollati, ka qenë sot në lidhje telefonike me emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar raportin e së bijës me Gimbon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Ai u shpreh se e sheh banorin si djalin e tij, për aq kohë sa është krah vajzës së tij.

Këto raste si zgjidhen me kanun/ Babai i Selin k*rcënon “live” babain e Rogertit?

Zoti Bollati, bëri dhe një thirrje publike për familjen e Gimbos si dhe për publikun, që t’a ndihmojnë banorin në këtë televotim të vështirë.

“Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon. Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë”, tha ai.

Të Ngjashme