ShowBizzz

‘Babai i Toneyt më donte mua’, Bia ‘ndez’ rrjetin me deklaratën për të

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa ka zgjedhur rrjetet sociale për të adresuar një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të saj brenda: marrëdhënien me Toney-n dhe ndërhyrjen e babait të tij.

Përmes një videoje në TikTok, Bia ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe mjaft provokues që ka nxitur reagime të shumta.

Moneytizer Paragrafi 2

“Your daddy is my daddy too” – Mesazhi që bëri xhiron e rrjetit
Në videon e publikuar në llogarinë e saj, Bia teksa këndon një prej këngëve më të njohura të Peggy, sipër videos shkruan vargjet:

“Hello Toney, your daddy is my daddy too”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje ndaj situatës së krijuar gjatë një nate “Prime”, kur babai i Toney-t hyri në shtëpi dhe u shpreh hapur kundër afrimitetit të djalit të tij me Bian, duke i sugjeruar madje që të fokusohej te një banore tjetër, Elijona.

Akuzat për xhelozi: “Ai më donte mua”


Përveç videos, vëmendje të madhe ka marrë edhe një koment i Bias në po të njëjtin postim. Duke iu përgjigjur një ndjekësi që shkroi se babai i Toney-t “donte pak Prishtinë gjithashtu”, Bia u përgjigj me tone mjaft ironike: “Babai i tij ishte thjesht xheloz sepse ai më donte mua”. Me këtë deklaratë, Bia ndezi rrjetin duke lënë kokludime te ndjekësit se arsyeja e vërtetë pse ai kërkoi që Toney të qëndronte larg saj nuk ishte mosmiratimi prindëror, por një pëlqim personal i fshehu



ks

Të Ngjashme