LifeStyle

Babai u nda nga jeta/ Statusi prekës i Endri dhe Stefi Priftit: S’kemi asnjë foto me të

Këngëtarët e mirënjohur, Endri dhe Stefi Prifti, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kanë njoftuar se babai i tyre është ndarë nga jeta.

Vdekja e tij u njoftua publikisht në një status emocionues në Facebook, ku ata shkruajnë:

 

“Përshëndetje familjare, shokë, miq dhe fansa të kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot, më 12 qershor 2024, ndërroi jetë babai jonë, Serafin Prifti. Pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij,” shprehen ata.

Endri dhe Stefi rrëfejnë se janë rritur dhe janë edukuar nga nëna e tyre, të cilën e cilësojnë si një heroinë: Për shumë njerëz ndoshta duket i çuditshëm ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën…! Ne jetuam, u rritëm dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua të shkruaj më tepër në këtë ditë humbjeje. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00,” përfundojnë ata, duke u kërkuar ndjekësve të respektojnë këtë moment të vështirë për familjen e tyre.