Lajme

Bajraktari: Qeveria nuk po sulmon vetëm drejtësinë, por edhe fushat tjera

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se sulmet e Qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë janë të pajustifikueshme.

Sipas Bajraktarit këto sulme nuk po bëhen vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në fusha tjera.

Tutje, ai ka thënë se Prokuroria është dashur që t’i mbyll disa raste në mënyrë që mos akuzohen për joefikasitet, por sipas tij kjo nuk e justifikon sulmin ndaj tyre.

“Fokusi i sulmeve nga kjo Qeveri nuk është vetëm në sistemin e drejtësisë, e kemi parë edhe në fusha tjera…mirëpo vlerësoj pse të sistemi prokuroria dhe pse në masë kaq të konsiderueshme… Vlerësoj që institucioni i Prokurorit të Shtetit duhet që të ishte më i vëmendshëm në trajtimin e këtyre rasteve dhe aty ku nuk ka prova e fakte me i mbyll dhe pastaj nuk do të mundej të gjendej asnjë justifikim për joefikasitet. Por kjo nuk e justifikon sulmin, qëndrimin e tillë, përkundrazi këto janë institucione që punojnë në mënyrë të ndërvarur me njëra-tjetrën”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvv1.