Lajme

Bajram Begaj më i dashuri për shqiptarët, ja cili është politikani më pak i pëlqyer

Ndonëse ka vetëm një vit që ka marrë postin e kreut të shtetit dhe është bërë pjesë e politikës në vend, Bajram Begaj është zgjedhur si më i pëlqyeri nga shqiptarët. Ndërsa, ai më pak i pëlqyeri sipas Euronews është pozicionuar ish-presidenti Ilir Meta.

Në këtë renditje kryeministri vjen menjëherë pas Presidentit me 47,8% të pëlqyeshmërisë. Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Edhe më poshtë renditet Lulzim Basha me 21,9%, ndërsa kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e pëlqejnë vetëm 10% e të pyeturve.

Edhe për mendimin negativ konfirmohet e njëjta qasje për liderët e politikës. Në krye qëndron Ilir Meta me 85,2% dhe më pas në renditje është Lulzim Basha me 73%, më tej Sali Berisha me 65,7%, Edi Rama me 49,4% dhe Presidenti me 27,2%.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo