Lajme

Bajrami i reagon Muratit për Bankën Zhvillimore, shpreh dyshime se do të bëhet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimit që bëri ministri i Financave Hekuran Murati, i cili tha se Banka Zhvillimore e Kosovës po bëhet realitet.

Bajrami në një reagim në Facebook, ka thënë se deri më 9 shkurt “shumë gjëra do të bëhet në Facebook”.

“Pas ”Fondit Sovran” bëhet edhe ”Banka Zhvillimore”.Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook”, ka shkruar ajo.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bëtë të ditur se ka marrë mbështetje nga Banka Botërore për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës.