Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Hykmete Bajrami thotë se 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti janë të dështuara.
Bajrami kritikon Kryeministrin për mungesën e një vizioni të qartë dhe përqendrimin në sondazhe, duke theksuar se ai duhet të flasë për projekte të rëndësishme si infrastruktura, arsim, drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.
Ajo vëren se në një situatë normale, qytetarët do të prisnin një qeveri që i adreson këto çështje, por situata aktuale në Kosovë është e ndryshme.
“Dështimet e Qeverisë Kurti nuk mund t’i kufizojmë vetëm në ekonomi edhe pse këto janë me të dukshmet. Nëse e marrim programin Qevrisës të Kurti dhe e shohim realizimin e tij pas katër viteve me përgjegjësi të plotë mund ta themi se ka dështuar 95%, dmth, vetëm 5% e asaj çfarë ata kanë premtuar është realizuar”, tha Bajrami.
“A nuk do duhej që Kryeministri i 51% të votave, ai i menaxhimit të 12 miliardë eurove buxhet, i qeverisjes njëpartiake, i cili nuk ka pasë nevojë që buxhetin ta ndajë politikisht sipas resorëve të partive në koalicion të fliste sot me terma konkrete, të fliste për projekte të mëdha infrastrukturore, për reforma në arsim, për reforma në drejtësi, për burgosje të të korruptuarëve të të gjitha qeverive, të na fliste për njohjet e reja, antarësimet në organizata ndërkompbtare për suksesin në Këshillin e Evropës, për nënshkrimin e parternitetit për paqe me NATO-one e të tjera si këto? Në një situatë normale, me një parti normale në pushtet këto do të ishin pritjet, por ky nuk është rasti i Kosovës. Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe”, shtoi ajo.
Bajrami ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti po e mbyll mandatin e tij katërvjeçar pa lënë asnjë trashegimi për Kosovën, teksa shtoi se Kosova aktualisht ndodhet në vitin e dytë nën sanksione nga Bashkësia Ndërkombëtare, një pasojë e politikave të qeverisë Kurti.
“Albin Kurti po e mbyllë mandatin 4 vjeçar të qeverisë së tij pa lënë pas vetës asnjë trashegimi: asnjë projekt të madh infrastrukturor, asnjë njohje, asnjë antrsim, asnjë reformë në arsim, asnjë reformë në drejtësi, asnjë një përpjekje për të luftuar korrupsionin, me rritje ekonomik nën mesatarën e pas pavarsisë së Kosovës, me rritje dyshifrore të çmimeve, me ikje masive të qytetarëve nga vendi e në veçanti të fuqisë puntore”, tha Bajrami.
“Qeveria Kurti në mungesë të çfarëdo progresi do të mbahet mend për korrupsion, për skandale dhe për dëmet që ja ka bë Kosovës. Nuk duhet të harrojmë që falë Qeverisë së tij, Kosova jonë sot është në vitin e dytën nën sanksione nga Bashkësia Ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti për shënimin e një rekordi me 2,123 kontrata korruptive, duke përfshirë skandale me individë si Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi. Ajo theksoi korrupsionin në ministri, subvencione dhe tendera, duke e quajtur LVV-në sinonim të korrupsionit.
Bajrami gjithashtu kritikoi lidhjet e qeverisë me kriminelë dhe ndikimin e politikës në vendimet qeveritare.
“Kjo Qeveri ka shënu rekord me kontrata korruptive (kontrata pa njoftim të publikimit për kontaratë) plot 2123 sosh në vlerë prej 273 milionë euro, korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në ministri të infrastrukturës (tendera për shefat e meparshëm), mënyra korruptive e shlyrjës së borxheve ambalazhuesëve të ujit, korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barrnave, me listë esenciale të barrnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin. LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit. Do të mbahen mend për koordinimin me kriminelin Radoiciq dhe me ndikimin e parapolitikës partiake në vendimet ditore të qeverisë”, tha Bajrami.
Hykmete Bajrami e akuzoi Albin Kurtin se, sapo mori mandatin, rriti pagën e tij dhe të kabinetit me 45%, ndërsa çmimi i energjisë u rrit mbi 100%. Ajo theksoi se inflacioni ka shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve bazë me mbi 50%, duke i vjedhur qytetarët.
Bajrami kritikoi qeverinë për mosrealizimin e projekteve si ndërtimi i çerdheve, shtëpive për të moshuarit dhe infrastrukturës, duke e akuzuar Kurtin për dështim të plotë në katër vitet e fundit.
“Albin Kurti me të marrë mandatin e ka rritë pagën e vet dhe të krejt Kabinetit me rreth 45%, e ka ngritë çmimin e rrymës mbi 100%, ai dhe ministrat e tij e kanë soditë inflacionin pa marrë asnjë masë të vetme, inflacioni ka rritë çmimet e produkteve bazë me mbi 50%, në saj të cilit Qeveria që 3 vite i vjelë dhunshëm xhepat e qytetarëve. Përmes inflacionit ka ndodhë transfer i lirë i parsë nga xhepat e qytetarëve në buxhetin e shtetit, ku mandej ministrat e Albinit përmes tenderave njëburimor dhe subvencioneve po i transerojnë te dostat e tyre. Ky është realiteti që po e jetojmë – qyetatarë më të varfër e pushtetarë më të pasur”, tha Bajrami.
“A mundet sot Kurti të thotë se i ka ndërtu 160 çerdhe? Jo, sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë. A mund të thotë ai sot se e ka liru çmimin e energjisë? Jo, sepse në mandatin e tij energjisë i është rritë çmimi mbi 100%. A është liru çmimi i bukës, vajit, sheqerit? Jo, ka pasë rritje të çmimeve për këto produkte mbi 50%. A janë bërë sigurimet shëndetësore? A janë ndërtu 4000 banesa për qiftet e reja? A janë ndërtu 5 shtepi për të moshuarit? A është ndërtu ndnjë urë? Po, ura e Saradranit? A ka përfundu rruga Prishtinë -Podujevë, Prishtinë – Gjilan, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Pejë? Po ndonjë kapacitet energjetik a ka fillu të ndërtohet? A ka fillu ndonjë projekt për trajtim të ujrave të zeza, riciklim të mbeturinave, ruajtje të lumenjëve? Albin Kurtin është përgjegjës që ja humbi vendit katër vite”, tha Bajrami.