Lajme

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar LVV-në, duke thënë se sllogani “Krejt për shtetin, shteti për krejt” nuk është reflektuar në realitet gjatë viteve të fundit.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se qytetarët “e kanë parë në baza ditore se shteti nuk është për krejt”, duke renditur një sërë kritikash ndaj qeverisë aktuale.

Sipas saj, qytetarët po përballen me rritje të kostos së jetesës, ndërsa taksat dhe çmimet mbeten të larta. Ajo ka përmendur TVSH-në në import, çmimet e karburanteve dhe energjisë, si dhe mënyrën e shfrytëzimit të buxhetit të shtetit.

Bajrami ka akuzuar gjithashtu qeverinë për përdorim të fondeve publike në mënyrë të padrejtë dhe për ndikim politik në institucione, duke përmendur edhe proceset e tenderimit dhe punësimit në administratë.

“Prandaj, më 7 qershor qytetarët duhet ta kthejnë shtetin aty ku e ka vendin – në duart e qytetarit. Kosova nuk është pronë e një partie, Kosova është e qytetarëve të saj”, ka deklaruar ajo./teve1.info/

Të Ngjashme