Lajme

Bajrami: Në Kosovë nuk ka pasur kurrë opozitë më të dobët

Deputeti i Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka pse të frikësohet nga opozita.

Sepse sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të dobët.

“Nuk kena çka me i’u tutë kësaj opozite, kurrë opozitë më të dobët në Kosovë nuk ka pasë”, tha Bajrami.

Më tej, ai përmendi partinë opozitare në vend, PDK-në, ku tha se kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi nuk ka guxim të kandidoj për kryeministër të Kosovës.

“Partia e dytë opozitare që dy herë del kryetari i partisë e qetë një ndihmës të vetin, kandidat për kryeministër, çka po don prej partisë të dytë opozitare që dy herë nuk guxon me dal kryetari i partisë, i thotë ndihmësit të vet ‘qu dil ti’” –  deklaroi Bajrami.

“Ai që dy herë nuk del në zgjedhje, një herë Enver Hoxhaj tash Bedri Hamza e merrë në qafë edhe i’a hup zgjedhjet nacionale edhe zgjedhjet lokale”  – shtoi ai.

“S’ka opozitë, këta janë opozitë shumë e dobët, i’u ka hup udha në oborr””

Bajrami theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, thirren për vlera të luftës teksa tha se kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi e quajti ‘tuc’.

Kurse partitë tjera opozitare ai i ka cilësuar si jo serioze.

“Thirren për vlera të luftës, e kanë një kryetar tuc”, deklaroi deputeti i VV-së.