Lajme

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 për arsyet pse partia e tij nuk e ka mbështetur Vjosa Osmanin si kandidate për president.

Bajrami tha se LVV-ja kishte interes të propozojë një kandidat që të kalonte kuotën e 80 votave për zgjedhje dhe për këtë arsye, Galik Konjufca u propozua si kandidati partiak. Ai theksoi se pozicioni i partisë ishte që të mos mbështesë kandidaturat e tjera që LVV-ja nuk i ka propozuar.

“Unë po e them siç e kemi thënë disa herë, kandidatura e Vjosa Osmanit nuk ka pasur mbështetje nga opozita. Ne kemi qenë të interesuar të gjejmë një kandidat që e kalon kuotën e 80 votave për t’u zgjedhur, dhe Galik Konjufca ishte kandidati që e kemi propozuar si kandidat partiak. Pozicioni i secilës parti politike ishte që ne nuk i mbështesim kandidaturat që i sjell LVV-ja, ne i sjellim kandidatët tanë partiak. Në fund, nuk është diçka që duhet të lihet larg mendjes që edhe LVV-së i takon një kandidat, por nëse një kandidat do ta merrte mbështetjen e opozitës, ne do ta propozonim”, ka deklaruar Bajrami.

Kur u pyet për faktin pse Vjosa Osmani nuk ishte e preferuara e LVV-së për një mandat, Bajrami e lidhur këtë me mungesën e mbështetjes nga opozita.

“Ishte opozita që nuk e mbështeti. Ata e trajtuan atë si kandidat të LVV-së në të kaluarën, por pozicioni i tyre është ndërtuar që në fillim të punës”, ka shtuar Bajrami.

Ai theksoi se vendimi i LVV-së për të propozuar kandidatët e saj synon të sigurojë një proces më të qartë dhe të koordinuar për zgjedhjen e presidentit, duke marrë parasysh mbështetjen e nevojshme nga deputetët e tjerë.

Të Ngjashme