Bota

Bakteri ‘E Koli’ gjendet në burgerat e McDonald’s në SHBA

Një person ka vdekur dhe 10 janë shtruar në spital pas një shpërthimi të E. coli të lidhur me burgerët e McDonald’s në SHBA.

Dyzet e nëntë raste të sëmundjes janë regjistruar në Kolorado, Iowa, Kansas, Missouri, Montana, Nebraska, Oregon, Utah, Wisconsin dhe Wyoming, njoftoi CDC.

E. coli është një lloj bakteri që mund të shkaktojë probleme serioze në stomak.

Një nga njerëzit e shtruar në spital zhvilloi sindromën hemolitike uremike – një gjendje e rëndë që mund të shkaktojë dështim të veshkave.

TS Poll - Loading poll ...

McDonald’s tha se një hetim paraprak se këto baktere mund të lidhen me qepët e copëtuara të përdorura.



/tiranapost