Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duket se ka mbajtur fjalën që i dha një nëne me 10 fëmijë.
Balla i dha fjalën Katerinës që solli fëmijën e 10-të në jetë, se ajo e familja e saj Vitin e Ri do ta kalonin në një shtëpi të re me kushte normale.
E kështu ndodhi Balla i ka dhuruar çelësat e shtëpisë familjes me 10 fëmijë dhe kështu Viti i Ri 2024 do të jetë një fillim i ri me një banesë të re për familjen Musai.
“Levan, Fier📍Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri🎄🎁 🏠 të gëzuar👏. GËZUAR 2024😍”, thuhet në postimin e Ballës.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo