Një polic është lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit para Kuvendit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar duke publikuar një foto të efektivit të gjakosur.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla dënon dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe bën thirrje për distancim nga aktet e tilla, duke theksuar se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit” dhe se kush ngre dorë ndaj tyre, ngre dorë ndaj shtetit.“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna.
See also Detajet/ Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjesGjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan Balla.
