Lajme

​Ballafaqim me rezultatin dhe zhgënjimin, Abdixhiku hap Kuvendin e LDK-së

Në hapje të Kuvendit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nata e zgjedhjeve ishte pasqyrë, për çka theksoi se vetë paralajmëroi mbledhjen e Kuvendit.

Pash se sa e vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie. Ose të mbyllesh në vetvete, ose të dalësh para njerëzve dhe të thuash që politika nuk është gjithmonë e drejtë“, tha ai.

Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi me rezultatin, zhgënjimin dhe me vetveten“, ka thënë Abdixhiku.

Ai para më shumë se 350 delegatë tha se u takon atyre që të vendosin për fatin e LDK-së.

“Po, përgjegjësia është e imja, po vendimmarrja për këtë përgjegjësi do t’ju kthehet juve dhe askujt tjetër. Unë kam zgjedhur që të dal para jush, jo pse e kam të lehtë, por është e domosdoshme. Sepse që ta kuptoni, LDK nuk është vetëm strukturë, por është shtëpia ime, familja ime“, tha ai ndër të tjera.

Të Ngjashme