Trendet e flokëve na kanë habitur në shumë kuptime këtë vit nga ngjyrat e sugjeruara dhe ndryshimet drastike, deri të prerjet e shkurtra apo rikthimet e viteve ’90 apo fillim viteve 2000.
Një prej më të diskutuarave është edhe stilimi me balluken në anë. E thënë ndryshe, të gjithë balluken e pret dhe stilon në njërën anë të fytyrës. Por ka një kleçkë.
Specialistët thonë se nuk ka rregulla strikte për të vendosur nëse të shkon apo jo me formën e fytyrës kjo prerje. Është e rëndësishme të testosh me anë të stilimeve të ndryshme që mund t’i bësh për të kuptuar nëse të shkojnë.
Nëse ke fytyrë ovale, mos u mendo fare, ty të shkon çdo prerje. Ndërsa nëse ke fytyrë të gjatë dhe këndore duhet krijuar një ndarje e thellë që mos krijojë më shumë gjatësi në pamjen e fytyrës, por ta bëjë të duket e gjerë.
E njëjta teori vlen edhe për fytyrat e rrumbullakëta.
Për fytyrat katrore, mirë është të theksohet shkallëzimi i ballukes në fund për të mbushur hapësirën mes anëve të flokut dhe mjekrës ose qafës.
Për t’i stiluar përdor krehër dhe tharëse, piastër ose mashë, por gjithmonë tento t’u japësh volum ballukeve.