
3
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballësh goditi Mianmarin rreth orës 12:50 sipas kohës lokale, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi rajonin rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.
Një banor i qytetit Yangon të Mianmarit, i cili nuk donte të identifikohej, tha për CNN: “E ndjemë tërmetin për rreth një minutë, pastaj dolëm me vrap nga ndërtesa”
Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin tajlandez Bangkok, ku po ashtu pati dëme të mëdha.
Si pasojë e dridhjeve nga tërmeti, një rrokaqiell në Bangok u shemb, tregojnë pamjet tronditëse të publikuara në rrjetet sociale.
ks