ShowBizzz

Banorët do të organizojnë spektaklin “Miss & Mister Big Brother” – në juri Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako

Një zarf i bardhë ka arritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 për konkurrentët e këtij edicioni.

Kjo pasi ata do të organizojnë spektaklin “Miss & Mister Big Brother”, nën drejtimin e Arditit.

Konkurrentët duhet të marrin seriozisht pasi do të ketë juri profesionale që do të jetë nga jashtë formatit.

Juria do të përbëhet nga Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe ish-banorja e edicionit të kaluar, Egli Tako.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë organizimi dhe kush nga ta do të shpallet fitues.

Dinamikat e situatat e forta ndërkaq po vazhdojnë në mes të banorëve të këtij edicioni.

Në televotim për të martën do të jenë të gjithë, sipas një vendimi nga Vëllai i Madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të Ngjashme