Lajme

Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kundërshtojnë projektin e qeverisë, për shkrirjen e bashkisë

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë për të 5 ditë me radhë, duke kundërshtuar ndarjen e re territoriale të mazhorancës qeverisëse, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjaka.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë. Protestuesit kanë kërkuar që në shesh për të protestuar të vijnë më shumë qytetarë e banorë si dhe angazhimin maksimal nga punonjësit e administratës.

NEWS  Ministri i Jashtëm iranian bën deklaratën e papritur dhe sfidon TrumpNdër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do ndërprerjen protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.

Në fund të fjalimeve protestuesit zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë Divjakës në kauzën e tyre

NEWS  “Turren si një hordhi pushtuese ”/ Rama humb qetësinë ndaj qytetares, kërkohet dorëheqja

Të Ngjashme