Lajme

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

Në këtë shtëpi ka jetuar për afro katër dekada.

Mirëpo, qëndrimi këtu Bedri Zogajt nga fshatin Zajm po i rrezikohet.

Kjo për shkak se dikush ka nisur t’i përkthej një pjesë të tokave në Zajm në emër të tij.

“E kemi kuptuar nga një fqinjë që dikush po i  përkthen pronat, kur e kemi shikuar e kemi pa që  e ka përkthyer një pjesë të kësaj toke, por edhe pjesën tjetër e ka në procedurë të përkthimit krejt”, thotë Bedri Zogaj – banor

Këto prona, banorët thonë se dhjetëra vite më parë ua blen serbëve.

“Që gjashtëdhjetë vite jetoj këtu, nuk e lëshoj për jetë. E gjithë lagjja jemi këtu që 60 vjet këtu e di bota që e kemi blerë prej serbëve. Serbi na ka mbyt, shqiptari do me na largu nga shtëpitë”, shprehet Xhevdet Mustafa

Për këto prona, banorët deklarojnë se janë në procese gjyqësore në mënyrë që ato t’i vendosin në pronësinë e tyre.

“Lëndën e kemi në gjykatë prej 2019 jemi duke pritë me shkuar me i pyet në gjykatë këtu, krenohen thonë edhe 30 mijë lëndë janë para jush, ju duhet me pritë. E vet fakti që janë 30 mijë lëndë i bie që këta nuk janë duke punuar. Ai u ardh i ka përkthyer ai e di si i ka përkthyer”, thotë Bedri Zogaj.

“Lëndët janë kanë në gjykatë prej 2015, 2017 qysh i kanë dërguar rend lëndët nëpër gjykata ky personi ka mbërri me i përkthyer për një muaj 13 prona i ka vendos në emrin e vet, siç ka deklaruar edhe vet edhe 30 prona diku i ka në procedurë. Muharrem Berisha, personalisht nuk jam takuar me të”, deklaroi Metë Krasniqi – kryetar i fshatit Zajm.

Televizioni nuk ia ka dal gjatë gjithë javës që të kontaktoj me Muharrem Berishën, i cili po akuzohet nga banorët se po i përvetëson pronat.

Me problematikën janë të informuar edhe në Komunën e Klinës.

Sa i përket situatës në fjalë, bëhet fjalë për prona private të cilat, sipas dokumentacionit zyrtar, janë bartur tek një person i tretë përmes kontratës së shitblerjes dhe regjistrimit në organet kompetente kadastrale. Në këtë rast kemi të bëjmë me marrëdhënie juridiko-pronësore private ndërmjet palëve. Drejtoria jonë nuk ka kompetencë ligjore për të ndërmjetësuar apo për të ndërhyrë në konteste pronësore ndërmjet palëve private. Çdo mosmarrëveshje lidhur me vlefshmërinë e kontratave, posedimin apo të drejtën e shfrytëzimit zgjidhet përmes procedurave gjyqësore në gjykatat kompetente, thotë drejtori i Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës, Nikson Daka.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë çështje edhe nga Gjykata Themelore e Pejës, por deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

 

Të Ngjashme