BBV

“Banorët i tatojnë pulsin njëri-tjetrit, Alfio sobës”/ Arbri i tërhoqi vëmendje, Drini: Ne do të kishim vdekur për bukë nëse…

Ndërsa Shtëpia ka gëluar nga debatet, përplasjet dhe ngacmimet mes banorëve, Arbri i ka tërhequr vëmendjen Alfios duke e futur atë në grupin e banorëve totalisht të heshtur.

Madje, ai tha se nëse Alfio nuk zgjohet shpejtë do ta çojnë te “Fan Club”-i.  Në përgjigje, Alfio ka treguar se është person paqësor dhe pa një indicje nuk mund të të fillojë një debat nga hiçi.

Arbri: Shoh disa lojtarë të fort. Lojërat e fjalëve midis Rozës dhe Julit janë disa matje, si matje pulsi. Ashtu siç ka banorë që janë totalisht të hesdhtur. I bëj një thirrje madje, si Alfio, që nëse harrohesh në kuzhinë të çojnë te “Fan Club”-i.

Alfio: Unë mendoj që nuk është e drejtë të futgem në debatet e gjithsecilit këtu. Nëse nuk jam i mirëpritur nuk është mirë që të fus hundët në debatin e gjithësecilit. Ajo pjesë e kuzhinës do të bëhet nga dikush dhe mendoj se jam personi i duhur për ta bërë.

Ledjoni: Edhe nëse do të kushtonte largimin nga shtëpia për shkak se publiku percepton se t’i vetëm gatuan dhe nuk je i përfshirë në asnjë gjë?

Alfio: Unë nga këtu nuk e kuptoj çfarë percepton publiku.

Ledjoni: Arbri si opinionist është këtu për të të dhënë ty një indicje se nëse ti rri gjithë ditën në kuzhinë, mund të përfundosh te Fan Clubi. Thënë troç, mund të dalësh shumë shpejt sepse je duke matur vetëm pulsin e sobës.

Alfio: Për momentin unë kështu do të sillem. Se ku do të shkojë nuk e di. Unë nuk e filloj dot një debat nëse askush nuk vjen të më cenojë, apo të më thotë një fjalë të tepërt.

Ledjoni: Është paqësor, mor është paqësor Alfio.

Drini: Vetëm një gjë më lejoni të them. Ne do të kishim vdekur për bukë nëse nuk do të ishte Alfio.