Bota

Banorëve të Santorinit iu kërkohet të mbyllen në shtëpi për të liruar hapësirë për turistët

Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, iu është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës iu kërkoi qytetarëve të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët.

“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”.



/tiranapost