Bota

Barack Obama reagon për tërheqjen e Biden dhe flet për muajin gusht! Çfarë po paralajmëron ai

Çifti Obama ka reaguar pas tërheqjes nga gara të Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Në një status të përbashkët, ish-presidenti amerikan Barack Obama me gruan e tij Michelle, shkruajnë se Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës.

Barack Obama reagon për tërheqjen e Biden dhe flet për muajin

Barack Obama reagon për tërheqjen e Biden dhe flet për muajin

TS Poll - Loading poll ...

“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua”.

“Sot na është kujtuar, përsëri, se ai është një patriot i rendit më të lartë”.

Më tej shkruhet:

“Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por unë kam besim të jashtëzakonshëm se drejtuesit e partisë sonë do të mund të krijojnë një proces nga i cili del një kandidat i mirë. Unë besoj tek vizioni i Joe Biden i një Amerike bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë dhe kjo do të realizohet plotësisht në Konventën Demokratike, në gusht. Pres që secili prej nesh të jetë i përgatitur të mbajë atë mesazh shprese dhe progresi deri në nëntorin që vjen e më tej.

Tani për tani, Michelle dhe unë vetëm duam t’i shprehim dashurinë dhe mirënjohjen tonë Joe dhe Jill, sepse na udhëhoqën me aq aftësi dhe guxim gjatë këtyre kohërave të rrezikshme – dhe për angazhimin e tyre ndaj idealeve të lirisë dhe barazisë mbi të cilat ky vend është ndërtuar”.

Obama e emëroi Biden si zëvendësin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë si president.



/tiranapost