Është prezantuar Celulari Barbie, një celular me kapak që nuk ka as aplikacionet e rrjeteve sociale.
Celulari ka si funksion vetëm telefonatat, mesazhet dhe një kamera të thjeshtë pasi i përmbahet trendit të detoksit dixhital.
Pajisja është dizenjuar nga HMD, prodhuesi i Nokia-s i cili bashkëpunoi me Mattel për të risjellë nostalgjinë në botën e teknologjisë.
Kjo prurje vjen pas suksesit të filmit “Barbie” që doli vitin e shkuar ku protagoniste ishte Margot Robbie.
Celulari luan një sigël “Hi Barbie” kur ndizet dhe del edhe një njoftim thirrjeje e humbur nga Ken.