LajmeSport

Barcelona zyrtarizon mesfushorin Gyndogan

Gjithçka është zyrtare, Ilkay Gundogan është lojtari më i ri i Barcelonës. Mesfushori gjerman u largua nga Manchester City në drejtim të katalanasve me parametra zero pasi kontrata e tij me klubin kampion të Europës mbaroi vetëm pak ditë më parë.

Sipas akordit të ri mësohet se Gyndogan do të jetë i lidhur me një kontratë deri në vitin 2025 me ekipin e Barcelonës. Klubi në fjalë i ka vendosur një klauzolë prej 400 milionë eurosh. Gyndogan në këtë sezon u paraqit mjaft mirë me City duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 7 asiste në 51 takime.

TS Poll - Loading poll ...