ShowBizzz

Bardhi i rikthehet dashurisë së tij të vjetër

Reperin Bardhi publiku shqiptar e njohu nga projekti muzikor, “Betohemi”. E publikuar rreth tre vite më parë, “Betohemi” është një projekt muzikor që rrëmbeu shumë shikime në rrjetet sociale dhe u shpërnda masivisht.

Pas atij hiti, Bardhi solli hite të shumta.

Pavarësisht se ka vijuar të ketë një karrierë për t’u patur zili, duket se artisti ka vendosur të kthehet në kohë, tek dashuria e tij e parë. Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të TikTok-ut, Bardhi ka menduar të sjellë këngën me titull “Betohem 2”.

“Tre vite që nga publikimi i kësaj kënge”, shkruan Bardhi në postimin e tij, të cilin e shoqëron me ikonën e një zemre të thyer. “ A është koha për “Betohemi 2”“, shton më tej artisti.