Lajme

Basha: Demokratët do të hapim një faqe të re për Shqipërinë

Në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, demokratët festuan të përçarë. Grupimi i Lulzim Bashës u mblodh  në Pallatin e Kongreseve për të festuar 33-vjetorin e PD-së.

Basha mbajti një fjalim të gjatë, teksa vetëm pak minuta më parë ka ndarë foto nga ky takim dhe shkruan se demokratët do të hapin një faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

“Së bashku me këta demokratë të jashtëzakonshëm ne do të hapim një faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët! SEPSE SHQIPËRIA DO TË BËHET!”, shkruan Basha në postimin e tij.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo