Lajme

Basha: Kongresi Amerikan miraton projektligjin për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës

Kongresi Amerikan ka miratuar projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se ky është një lajm i shumëpritur, teksa i shpreh mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul

“Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

TS Poll - Loading poll ...

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha