Lajme

Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol në qeveri.

Basha tha se Kurti kishte propozuar që Osmani të bëhej zëvendëskryeministre e parë e Kosovës dhe njëkohësisht të merrte drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Për shkak të bashkëpunim që e kemi pas me krejt ato mosmarrëveshjet e vogla. Kryeministri i ka thënë presidentes, e gjejmë një figurë konsensuale për ta tejkaluar krizën. Edhe hajde bëhu zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës dhe ia ka ofruar Ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidentja është marrë me politikën e jashtme. Dhe në politikën e jashtme, që është një prej vërejtjeve që i ka pas. Por kryeministri e dëshmon të kundërtën, kur i thotë a ka mundësi hajde me mua njeriu i dytë. Dmth është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Basha.

Basha, ka kritikuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë të propozimeve konkrete në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ai tha se PDK-ja kishte mundësinë të vendoste në pozitë të vështirë partitë e tjera nëse do të kishte propozuar kandidatë të pranueshëm për këtë post.

“PDK-ja ka mund me na vendos në pozitë të keqe krejtve. Edhe juve edhe neve si LVV edhe LDK-në. Edhe kish dal qe ku i kam dy emrat të denjë. Burra e gra, këta janë dy emrat dhe ju s’mundemi me refuzu. Edhe atëherë kishim thënë atëherë vërtetë këta qenkan të denjë dhe qenkan figura që gëzojnë mbështetje gjithë-popullore po edhe brenda Kuvendit. Dhe ne i mbështesim. Por meqenëse se kanë qenë kaq të denjë pse nuk e kanë dhënë asnjë emër. Asnjë emër të vetëm”, ka thënë Basha.

Të Ngjashme