Lajme

Basha për deklaratën e Hovenier: I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deklarata e sotme e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është e përshtatshme për Serbinë, por jo për Kosovën.

Basha ka thënë se Serbia është ajo që nuk respekton asnjë vlerë të BE-së dhe NATO-s.

“I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës. Serbia është ai shtet që nuk respekton asnjë vlerë demokratike, është shtet autokrat që vazhdon me qenë faktori kryesor destabilizues në rajon”, ka thënë Basha.

Ai ka thënë se Kosova është shtet demokratik dhe e përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Cili është veprimi që ne paskemi dal kundër normave të NATO-s apo BE-së”, tha ai.

Hovenier të mërkurën gjatë Samitit të Kosovës për Paqe e Demokraci (KPDS) pati një porosi për Kosovën dhe Serbinë.

“Gjyshi im ka thënë, dhe ju lutem më falni për karakterin e shëmtuar paksa, se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian dhe evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, tha ai gjatë fjalimit të tij.